Messi: Guardiola dhe Ronaldinho kanë ndikuar në karrierën time
Leo Messi, në një intervistë të gjatë për “Mundo Deportivo”, është rikthyer pas në kohë duke kujtuar periudhën e tij të artë me Barcelonën, trofetë e shumë të fituar dhe njerëzit të cilët kanë spikatur në karrierën e tij brilante: “Ajo që kujtoj me kënaqësi është rrugëtimi që kanë kryer, periudhën me Guardiolan në bankinë, ‘tripletën’ me Luis Enriquen, për të vijuar më pas Ligën e Kampionëve në vitin 2006 të fituar me Ronaldinhon, atë vit fituam 6 trofe. Unë uroj shumë që Barcelona të rikthehet sërish në këto nivele, të fitojnë sërish La Liga, Championa”.
Ylli botëror u ndal më pas te dy personazhe në veçanti për të cilët thotë se kanë pasur ndikim në karrierën e tij.
“Guardiola dhe Ronaldinho janë dy personat që kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë në karrierën time. Me Pep kemi bërë gjëra të jashtëzakonshme, ndërsa Ronaldinho më ka ndihmuar shumë në hapat e mi të parë në skuadër. Sigurisht kujtoj me kënaqësi edhe shokë të tjerë si Iniesta apo Xavi, apo lojtarë që tani luajnë me mua në Amerikën, Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Luis Enrique”, u shpreh Messi.