Messi: Humbëm nga gabimet fëmijërore
Lionel Messi është i zhgënjyer me humbjen e Barcelonës nga Atletico Madrid. Ai bëri me dije se kjo humbje erdhi përshak të gabimeve fëmijërore që bën lojtarët e Barcelonës.
“Është e turpshme, bëmë lojë të shkëlqyer, pas një kohe të gjatë u ndiem sërish mirë, e kishim kontrollin, dominuan dhe sulmuam gjatë gjithë kohës. E lëshuam nga dora për shkak të gabimeve të caktuara kur Atletico ndihej e humbur, për më pak se 10 minuta e rikthyen lojën, të cilën ne është dashur ta mbyllnim me kohë”, ka thënë Messi.
“Dhemb sepse është një titull dhe ne donim të ishim në finale dhe të fitonim. Kemi bërë një hap përpara, përkundër humbjes, por jemi të vetëdijshëm se nuk i kemi bërë gjërat ashtu si duam, nuk duam t’i bëjmë këto gabime fëmijërore”, ka shtuar Messi.