Messi i jashtëzakonshëm, shënon hat-trik brenda 11 minutave
Lionel Messi ishte në formë të shkëlqyer, duke shënuar hat-trick-un e tij të dytë brenda javës, ndërsa Luis Suarez shënoi dy herë, duke ndihmuar Inter Miami të mundë New England Revolution 6-2 dhe të thyejnë rekordin për pikët në sezonin e rregullt të MLS.
Fitorja e Miamit, në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt, i çoi ata në 74 pikë – një më shumë se rekordi i mëparshëm, i vendosur nga New England në vitin 2021.
Messi, i cili hyri në lojë nga stoli në minutën e 58-të dhe udhëhoqi me sulmet e tij të shpejta, ka tani 20 gola në 19 paraqitje në MLS, ndërsa ish-shoku i tij i skuadrës te Barcelona, Suarez, ka shënuar gjithashtu 20 gola, por nga 27 ndeshje.
Sfida për të thyer rekordin i shtoi emocion ndeshjes së fundit të sezonit të rregullt, pasi Inter tashmë kishte siguruar “Supporters’ Shield” për rekordin më të mirë të sezonit të rregullt, duke i bërë ata favoritë të qartë për MLS Cup, që nis javën e ardhshme.
Miami ishte në disavantazh 2-0 para se Suarez të shënonte dy herë para përfundimit të pjesës së parë, duke e çuar ekipin e Gerardo Martino në barazim në pushim.
Golat nga argjentinasi Luca Langoni dhe kolumbiani Dylan Borrero në minutën e 34-të bënë që tifozët vendas të brohorisnin për futjen në lojë të Messit, por ishte uruguaiani Suarez që nisi përmbysjen.
Me një goditje të fortë me këmbën e majtë, ish-sulmuesi i Liverpool-it dhe Barcelonës e ngushtoi rezultatin, pas një aksioni të mirë nga David Martinez.
Më pas, Suarez barazoi rezultatin me një finalizim të bukur, duke krijuar hapësirë për vete dhe duke ndryshuar me këmbën e djathtë përpara se të shënonte.
Messi, i cili kishte shënuar hat-trick për Argjentinën kundër Bolivisë të martën, hyri në lojë në minutën e 58-të dhe menjëherë ndihmoi ekipin të kalonte në avantazh, duke gjetur Jordi Alba-n i cili asistoi për Benjamin Cremaschi për një gol të lehtë.
New England mendoi se kishin barazuar me një gol nga sulmuesi Bobby Wood, por goli u anulua për shkak të prekjes së topit me dorë pas rishikimit nga VAR.
Messi më pas e çoi rezultatin në 4-2, duke marrë një pasim me thembër nga Suarez përpara se të shënonte bukur në cepin e poshtëm të portës.
Argjentinasi shënoi sërish kur mori një pasim të shkëlqyer nga Jordi Alba dhe nuk gaboi, dhe pastaj përmbylli hat-trick-un në minutën e 89-të kur pranoi një krosim nga Suarez me një finalizim të saktë.
Tre golat e Messit erdhën brenda 11 minutash dhe pas një mungese dy mujore për shkak të lëndimit pas Copa America-s, ai duket se është kthyer në formën e tij më të mirë.