Messi i jep fitoren Inter Miamit

14 prill 2024 | 12:52

Lionel Messi shënoi një tjetër supergol në karrierën e tij.

Ai dha edhe një asist vërtet të bukur për Inter Majemin në fitoren 3-2 kundër Sporting Kansas Siti.

Pasi pësoi një gol pas vetëm gjashtë minutash lojë, Inter Majemi u përgjigj mirë.

Messi mori topin jashtë zonës në minutën e 18-të dhe bëri një pasim të bukur në zonë për të riun Diego Gomez, i cili shënoi duke barazuar ndeshjen në 1-1.

Më pas, në fillimin e pjesës së dytë, Leo kaloi skuadrën e tij në avantazh me golin e tij të 5-të të sezonit në MLS.

Një finalizim mahnitës nga jashtë zonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina është në kërkim të trofeut të tretë të…