Messi i lumtur se Mbappe nuk u largua nga PSG-ja

09 tetor 2021 | 15:22

Lionel Messi është shumë i lumtur që Kylian Mbappé vazhdon të jetë në PSG.

Me ardhjen e Leos, u raportua se Mbappe mund të transferohet në Spanjë te Real Madridi, që bëri madje ofertë zyrtare për 22-vjeçarin në fund të gushtit, por Kylian qëndroi në Paris.

Kjo e ka gëzuar edhe Messin, pasi me të, ai thotë se Parisi ka shanse më të mirë të arrijë të trofetë.

“Sinqerisht, vetëm sa kisha arritur unë dhe ende nuk e njihja shumë për të folur me të në këtë aspekt dhe për të dhënë mendimin tim. Si të gjithë, po prisja se çfarë do të ndodhë. Në fund qëndroi me ne dhe për mua është gëzim i madh. Është një element më shumë për të na ndihmuar për të arritur objektivat”, deklaroi Mbappe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kushdo që ka parë sezonin e parë të "The Squid…