Messi i thotë lamtumirë Barcelonës
Lionel Messi mes lotëve ka thënë fjalët e para në lamtumirën e tij nga Barcelona pas gati 20 viteve.
Ylli argjentinas ka filluar me lot konferencën e tij për media në ambientet e stadiumit Camp Nou.
“Këtë vit unë dhe familja ime ishim të bindur se do të qëndronim këtu, isha i bindur të qëndroja këtu në Barcelonë. Kjo është shtëpia ime, shtëpia jonë. Doja të qëndroja në Barcelonë dhe ky ishte plani, dhe sot më duhet të them lamtumirë pas gjithë jetës sime këtu”, ka thënë Messi.
34-vjeçari konfirmoi se problemi për moszgjatjen e kontratës së tij ishte rregulli i La Ligës.
“Kontrata ime e re u përfundua. Të gjitha të përfunduara. Doja të qëndroja dhe kur kthehem nga pushimet, u bë. … atëherë është si e shpjegoi Laporta. Në minutën e fundit, me gjithçka me La Ligën, nuk mund të ndodhte”, ka treguar Messi.