Messi ia siguron fitoren Barcelonës

13 dhjetor 2020 | 22:57

Barcelona ka arritur që të rikthehet te fitorja në La Liga, duke mposhtur me shumë vështirësi 1-0 Levanten në “Camp Nou”. Skuadra e Koeman vazhdon të ketë shumë probleme në këtë sezon, teksa Messi me shokë shfaqin shumë paqartësi.

Ylli argjentinas ishte shpëtimtar në këtë ndeshje, teksa në minutën e 76-të do të shënonte golin e vetëm me të majtën, pas një asistimi të De Jong. Messi humbi dhe disa shanse të tjera, duke u ndalur mjaft mirë nga portieri Fernandez.

Barcelona ngjitet në kuotën e 17 pikëve pas 11 javëve të para, 9 më pak se Real Sociedad dhe Atletico.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Theo Hernandez është shpëtimtari i Milanit në mungesë të Ibrahimoviq.…