Messi, Iniestas: Je një fenomen, do t’i mungosh topit

08 tetor 2024 | 16:05

Lionel Messi përmes një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë fjalë të mëdha për Andres Iniesta, kampion i Evropës dhe të Botës me Spanjën, me të cilin i ndau momentet më të mira të karrierës.

“Njëri prej bashkëlojtarëve më magjikë dhe njëri prej atyre me të cilët e kam shijuar më së shumti lojën e futbollit. T’i uroj krejt të mirat gjithmonë, je një fenomen. Do t’i mungosh topit”, ka shkruar Messi.

40-vjeçari së fundmi luajti në ekipin Emirates FC, ndërsa paraprakisht ishte rritur tek Barcelona, ku kishte luajtur deri në vitin 2018, kur edhe ishte transferuar tek ekipi japonez, Vissel Kobe, ku luajti për 5 vjet. Iniesta konsiderohet si njëri prej mesfushorëve më të mirë në histori të futbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka njoftuar se nuk do të kandidojë…