Messi ka tri oferta në tavolinë
Fituesi i Kupës së Botës, Lionel Messi, mbërriti te Paris Saint-Germain në gusht të vitit 2021, pasi e kaloi të gjithë karrierën e tij te Barcelona.
“Foot Mercato” raporton se megjithëse zgjatja e qëndrimit të tij në Paris mbetet një opsion, nuk duket se është prioritet i shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”. Skuadra nga MLS, që është nën pronësi të David Beckham, Inter Miami, është duke insistuar në transferimin e tij dhe ka pasur zëra të vazhdueshëm për një rikthim te Barça.
Një lëvizje fitimprurëse në Arabinë Saudite është raportuar po ashtu në kohët e fundit, megjithatë duket se nuk është në plan për momentin. 35-vjeçari i ka sytë te Kupa e Amerikës në vitin 2024 dhe është i vendosur të luajë në një nivel të lartë për ta mbajtur formën e tij të lartë.