Messi ka vendosur për të ardhmen

31 mars 2021 | 18:32

E ardhmja e Lionel Messit është te Barcelona. Ky është raportimi i katalanase Sport, që zbulon detaje të reja rreth tratativave mes Manchester Cityt dhe argjentinasit.

Klubi anglez nuk do të bëjë asnjë ofertë për Messin. Ata nuk kanë në plan të afrojnë kapitenin e Barcelonës në skuadër. Sipas të njëjtit burim ky vendim vjen për shkaka të filtrimit të disa informacioneve që zbulojnë se Messi ka vendosur të qëndrojë në skuadrën e Barcelonës.

Kështu, City është detyruar të shikojë në pista të tjera, ku ajo e Haaland dhe Mbappe janë më tundueset. Leo Messi i ka treguar kushtet e tij presidentit të ri, Joan Laporta dhe ka qenë i qartë në kërkesat e tij, ku më kryesorja është krijimi i një skuadre të fortë, të gatshme për të sulmuar Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së presidenti i Kosovës, njëherësh kryetar i…