Messi kalon Mullerin dhe ‘shënjestron’ Pelen
Barcelona arriti një fitore shumë të rëndësishme në transfertë kundër Juventusit, me rezultatin 0-2.
Ndeshjen e vulosi i përhershmi Leo Messi në fundin e takimit, falë një penallti të shndërruar në gol. Tashmë Messi është në vendin e katërt të golashënuesve të të gjithë kohërave.
Kujtojmë se 33-vjeçari ishte në të njëjtën kuotë golash me legjendën e Gjermanisë, Gerd Muller, por tashmë Leo ka një gol më shumë se ai. Në listën e 15 golashënuesve më të mirë janë vetëm tre lojtarë që luajnë ende. Bëhet fjalë për sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, i cili renditet në vendin e 11 me 552 gola të shënuar në karrierën e tij. Në vendin e katërt gjejmë tashmë Leo Messin, i cili ka shënuar 721 gola. Sigurisht nuk mund të mungonte Cristiano Ronaldo që renditet në vendin e dytë me 742 gola të shënuar
Lista e golashënuesve më të mirë në histori
1. Pele 767 gola
2. Cristiano Ronaldo 742
3. Romario 734
4. Leo Messi 721
5. Gerd Muller 720
6. Ferenc Puskas 706
7. Josef Bican 636
8. Eusebio 615
9. Ferenc Deak 558
10. Artur Friedenreich 554
11. Zlatan Ibrahimoviq 552