Messi, kapiten i Barcelonës
10 gusht 2018
| 14:57
Lionel Messi është emëruar si kapiteni i ri i Barcelonës, pas largimit të Andres Iniesta nga “Camp Nou”.
Messi ka qenë zëvendëskapiten zyrtar i katalanasve që nga viti 2015, por tani do t’i udhëheqë kampionët e La Ligas në baza të përhershme, me shiritin në krah. Sergio Busquets merr përsipër të bëjë zëvendëskapitenin në vazhdim, ndërsa Gerard Pique dhe Sergi Roberto janë bashkuar me ekipin e udhëheqjes, me katër persona, ku kuarteti ka ardhur përmes “La Masia”, para se të përfundojë në ekipin e parë.