Messi kërkon falje
Paris Saint-Germain pezulloi Lionel Messin nga skuadra për dy javët e ardhshme, për shkak se superylli argjentinas nuk i ishte bindur urdhrave të klubit.
Messi udhëtoi drejt Arabisë Saudite për të kaluar kohë me familjen e tij, por që ky udhëtim nuk ishte i autorizuar nga PSG-ja. Pavarësisht se kishte marrë një “JO” nga PSG, Messi vazhdoi me udhëtimin të cilin e kishte organizuar për një kohë të gjatë, gjë kjo e cila e detyroi kampionin francez ta dënojë atë. Tani, Messi ka reaguar për herë të parë që prej se PSG e pezulloi atë.
“Unë mendova se ne do të kishim një ditë pushim pas ndeshjes si çdo herë. E kam pasur këtë udhëtim të organizuar dhe unë nuk mund ta anuloja atë. Veçse e kisha anuluar më herët”, ka thënë Messi. “Unë u kërkoj falje shokëve të mi të skuadrës dhe unë jam duke pritur për atë se çfarë klubi dëshiron të bëjë me mua”, ka shtuar Messi.