Messi kërkon nga drejtuesit e Inter Miamit transferimin e yllit të Barça

21 tetor 2024 | 16:13

Lionel Messi dëshiron edhe një ish-bashkëlojtar të tij te Barcelona ta ketë tek Inter Miami në MLS.

Sulmuesi argjentinas pas transferimit tek Inter Miami arriti që të mbledh rreth vete miqtë e tij më të afërt si Luis Suarez, Jordi Alba e Sergio Busquets me të cilët kishte luajtur te Barcelona.

Megjithatë gazeta spanjolle “Sport” ka raportuar se Messi i ka kërkuar drejtuesve të klubit se duhet ta transferojnë Ansu Fatin nga Barcelona, me talentin spanjoll që nuk po ka hapësira të mëdha.

21-vjeçarit i është bërë me dije se në janar mund të kërkojë skuadër të re, derisa Inter Miami mund ta marrë atë si huazim një vjeçar me opsion blerje.

Kjo mundësi e re që i paraqitet Ansu Fatit mund të jetë unike për të ringjallur karrierën e tij, e cila vitet e fundit ka ngecur për shkak të dëmtimeve.

Sigurisht që për Fatin do të ishte një mundësi e artë që të rikthejë formën e dikurshme pasi të jesh tandem me dy futbollistë si Messi dhe Suarez do t’i ndihmonin jashtëzakonisht shumë atij për tu përmirësuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i ekipit kombëtar U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi doli…