Messi kërkon nga Neymari të rikthehet në Barcelonë
PSG-ja po përgatitet që ta “blindojë” Neymarin, por “L’Equipe” raporton se Leo Messi thuajse çdo ditë e telefonon ish-shokun e skuadrës duke i kërkuar të rikthehet në Barcelonë.
Që nga dita kur Joan Laporta është rikthyer ta drejtojë Barcelonën, hijet e një largimi të mundshëm të Messit thuajse janë shuar. Rinovimi i kontratës me blaugranët tashmë duket thjesht çështje kohe. Presidenti i ri po bën gjithçka që është e mundur për t’i mbajtur larg ekipet që kërkojnë shërbimet e sulmuesit argjentinas.
Sipas “L’Equipe”, stafi i ri i Barcelonës po bën gjithçka për ta rikthyer Neymarin në “Camp Nou”. Nëse kjo do të bëhej realitet nuk do të kishte asnjë shans që Messi të largohej. Messi-Neymar kanë luajtur së bashku për katër sezone ku kanë fituar 9 tituj, përfshi këtu edhe një Ligë të Kampionëve më 2015.