![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/MESSI-1.jpg)
Messi këtë fundjavë nënshkruan kontratën e re me Barçën
05 gusht 2021
| 17:29
Lionel Messi do të jetë përfundimisht i Barcelonës. Argjentinasi kthehet nga pushimet dhe pritet të firmosë kontratën e re me blaugranët gjatë fundjavës.
Messi është në formë shumë të mirë pasi ka fituar Kupën e Amerikës Latine me Argjentinën, duke hequr një peng që kishte prej vitesh për të fituar një trofe me përfaqësuesen e tij.
Nga ana tjetër ai, është në moshën 34-vjeçare dhe do të vijojë karrierën te klubi ku u rrit dhe ka fituar gjithçka.