Messi: Kjo është arsyeja pse Guardiola e dëmtoi futbollin

14 nëntor 2022 | 16:44

Leo Messi ka respekt të pakufizuar për Pep Guardiolën. Sulmuesi i PSG-së ka pasur një kontakt të gjatë me teknikun spanjoll në vitet kur argjentinasi luante për Barcelonën. Në një intervistë për “Universo Valdano”, Messi nuk ka hezituar të lavdërojë trajnerin e Manchester City.

“Ai i bëri shumë dëm futbollit. Mënyra e tij Tiki-Taka ishte shumë e suksesshme dhe të gjithë tentuan ta kopjonin atë. Guardiola ka diçka të veçantë për të parë ndeshjet, përgatitjen e tyre dhe komunikimin e tyre”, është shprehur Messi.

Pep Guardiola dhe Messi u takuan për katër vite, nga 2008 deri më 2012, ku ndërtuan një ekip që fitoi 14 tituj nga 19 të mundshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Monika Lubonja është një personazhet më të dashur të estradën…