Messi kritikon gjyqtarët dhe Brazilin
Argjentina nuk mundi të kualifikohet në finalen e Kupës së Amerikës, pasi humbi nga Brazili me rezultatin 2-0.
Ishte një tjetër shans i hedhur poshtë për Leo Messin që të fitonte një trofe me kombëtaren. Pas ndeshjes ai shfaqi shumë pakënaqësi ndaj gjyqtarëve dhe nuk nguroi të sulmoi Brazilin.
“Gjyqtarët nxorën shumë kartonë pa fund për budallaqe dhe VAR-in as që e kontrolluan. Kjo ishte e pabesueshme. Prisja që CONMEBOL të bënte diçka për arbitrimin, por nuk besoj se ka për të ndodhur më, sepse Brazili kishte çdo gjë nën kontroll, manipulon gjithçka. Është çështje e koklavitur”, ka thene Messi.
“Përtej rezultatit bëmë një paraqitje shumë të mirë. Luajtëm shumë mirë dhe kundërshtarët nuk ishin më të mirë se ne. Besoj se skuadra ka një bazë, djemtë bën një sakrificë të madhe dhe meritojnë respekt. Argjentina ka lojtarët që të bëhet më e mirë”, ka deklaruar Messi.