Messi kryeson klasifikimin e “Forbes”

28 dhjetor 2017 | 17:42

Në ditët e sotme ka një klasifikim për gjithçka e për gjithkënd. Në aspektin financiar askush më mirë se revista “Forbes” nuk i përpilon më mirë këto renditje.

Këtë radhë revista prestigjioze ka përcaktuar 10 personalitetet amerikano-latinë më të paguar për vitin 2017 në të gjitha fushat.

Sipas “Forbes”, shifra totale e përfituar prej tyre gjatë këtyre 12 muajve arrin në 404.3 milionë Dollarë dhe në krye të klasifikimit qëndron Lionel Messi me 80 milionë USD të fituara gjatë këtij viti, shifër që në fund të sezonit mund të shkojë në 130 milionë Dollarë nëse ai do të mund të përfitojë të gjitha bonuset e përcaktuara në kontratën e tij të re me Barcelonën.

Përveç kësaj, “Forbes” e ka vendosur Messin në vendin e 14 mes 100 personaliteteve më të pasur të botës, ndërkohë që ai kryeson edhe listën e 10 sportistëve më të paguar të këtij viti, raporton “TCH”. Në vendin e dytë të këtij klasifikimi të “Forbes” ndodhet komediani Louis CK i cili është shumë larg Messit me 52 milionë Dollarë të fituara ndërsa në vendin e tretë është aktorja Sofia Vergara që ka mundur të fitojë 41.5 milionë Dollarë, shifër e siguruar kryesisht nga kontratat publicitare.

Vendi i katërt mbahet nga këngëtari Bruno Mars me 39 milionë dollarë i ndjekur nga një tjetër artiste femër, Jennifer Lopez në vendin e pestë. Këngëtarja portorikane gjatë këtij viti ka arritur të përfitojë 38 milionë Dollarë.

Messi nuk është i vetmi sportist amerikano latin që figuron mes më të paguarve. Figuron në klasifikimin e Forbes edhe basketbollisti i Oklahomës, Carmelo Anthony në vendin e 7, braziliani Neymar i Paris Saint Germain dhe 3 yje të bejzbollit mes të cilëve venezuealiani Miguel Cabrera.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona tenton sërish transferimin e Philippe Coutinho. “Mundo Deportivo” ka…