Messi: Kupa e Botës plotëson karrierën time, do të doja të ma dorëzonte Maradona
Lionel Messi dha intervistën e parë pas triumfit në Botërorin 2022 për gazetarin argjentinas Andy Kusnetzoff, duke pranuar se ishte një fitore që “mbyll rrethin” e karrierës së tij dhe rrëfeu se do të donte “Diego Maradona t’ia kishte dorëzuar trofeun”.
“E kisha thënë disa vjet më parë se e dija që Zoti do të ma jepte këtë dhuratë, se ai e kishte rezervuar për mua. Nëse do të kishte një moment që mund të zgjidhja se kur duhet ta fitoja do të ishte ky, siç ndodhi. Fitimi i Kupës së Botës plotëson rrethin e karrierës sime profesionale”, është shprehur “ylli” argjentinas. Mungonte vetëm diçka, ose më mirë dikush, që të ishte gjithçka e përkryer: “Do të kisha dashur që të ma jepte Diego Maradona kupën ose, të paktën, të ishte gjallë që të mund të më shihte. Argjentina sërish kampione bote, ai që e donte shumë kombëtaren”.
Në fund, Messi ka shtuar: “E ndjeva mbështetjen e tij Diegos nga Parajsa. Pashë Kupën dhe ndjeva se po më thoshte ‘eja këtu, më merr’, pashë sa shumë po shkëlqente në atë stadium të mrekullueshëm”.