Messi: Ky është momenti më i vështirë në karrierën time

08 gusht 2021 | 13:03

Lionel Messi ka mbajtur sot konferencën lamtumirës nga Barcelona në stadiumin ku kaloi shumë vite, “Camp Nou”.

Në fjalimin e tij, ai tha se ky është momenti më i vështirë në karrierën e tij.

“Ndihem shumë i pikëlluar që duhet të largohem tani nga klubi që e dua. Gjithmonë e kam thënë të vërtetën, vitin e kaluar desha të largohem. Pa asnjë dyshim ky është momenti më i vështirë në karrierën time”, ka deklaruar Messi.

Legjenda e Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se një ditë dëshiron që të kthehet te Barcelona dhe se ndihet keq që u desh të largohet në këto rrethana.

“Ka qenë një vit e gjysmë i vështirë pa tifozë. Doja të thosha lamtumirë si duhet”, ka thënë Messi.

“Kam dhënë gjithçka që nga dita e parë e deri te e fundit”.

“Shpresoj që një ditë të kthehem. Ua premtoj këtë fëmijëve të mi. Dua që ta ndihmoj këtë klub që të jetë më i miri”, ka deklaruar Messi.

Messi i thotë lamtumirë Barcelonës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri, aktualisht deputet, Avdullah Hoti, ka ftuar qytetarët të vaksinohen.…