Messi: Ky Kampionat Botëror është special për mua

21 nëntor 2022 | 17:10

Lionel Messi është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes së parë të Argjentinës në këtë Botëror.

Argjentina do ta nis kampionatin me një përballje ndaj Arabisë Saudite. Messi, para ndeshjes ka thënë se kombëtarja e tij është me synim te triumfi final dhe se ky kampionat është special për të.

“Kupa e Botës është speciale për mua. Ndoshta e fundit për të provuar që ta përmbush ëndrrën time”, ka thënë Messi.

“Gjithmonë kam thënë se dua më shumë dhe ne duhet të provojmë përsëri e përsëri. Unë gjithmonë dua më shumë, shpresoj se do të bëjmë mirë”, ka shtuar ikona argjentinase.

Ndeshja mes Argjentinës dhe Arabisë Saudite do të luhet nesër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është…