Messi, lojtari i javës në Ligën e Kampionëve
19 prill 2019
| 15:26
UEFA ka shpallur lojtarin e javës, duke u bazuar në performancat e bëra në katër ndeshjet e dyta çerekfinale, me Lionel Messin që ka dalë triumfues, duke lënë pas De Ligt apo Son.
Argjentinasi ishte protagonisti kryesor mbrëmjen e së martës, teksa shënoi një dopietë ndaj Manchester United. Shtatë ishin gjuajtjet e “pleshtit”, teksa e preku plot 106 herë topin në atë takim. Gjithashtu, Mesi kontribuoi me 78 pasime, me një saktësi prej 86%.
OFFICIAL: Lionel Messi has been named Champions League Player of the Week for his display against Man United. pic.twitter.com/wuGwDwHHoA
— Play Squawka Selector for Free (@Squawka_Live) April 19, 2019