Messi, lojtari i muajt shtator në La Liga
17 tetor 2018
| 13:51
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është shpallur lojtari i muajit shtator nga LaLiga Santander, pasi ka shënuar gjashtë gola. Argjentinasi arriti që me golat e tij, t’i fitoj disa ndeshje Barcelonës, mirëpo duke mos e lënë as që të humbas.
Barcelona e ka postuar në faqen e tyre se lojtari më i mirë për muajin shtator në LaLiga, është Messi. Argjentinasi do ta marr çmimin para tifozëve të tyre në ‘Nou Camp’ para ndeshjes mes Barcelonës dhe Sevillës, që do të mbahet të shtunën 20 tetor në orën 20:45.