Messi, lojtari me më shumë tregolësha në historinë e Ligës së Kampionëve
19 shtator 2018
| 12:11
Leo Messi vazhdon të shtojë rekordet e karrierës së tij të mrekullueshme sportive.
Rekordi më i ri i yllit argjentinas është ai i tregolëshave. Me 3 perlat ndaj PSV-së, Messi është tashmë futbollisti me më shumë tregolësha në historinë e Ligës së Kampionëve, plot 8 (kundër PSV, City, Celtic, Apoel, Ajax, Leverkusen, Plzen, Arsenal).
Lojtari i Barcelonës ka një tregolësh më shumë sesa Cristiano Ronaldo.
Performanca e Messit në Ligën e Kampionëve na sjell në kujtesë se argjentinasi nuk është në listën e FIFA-s për “The Best”, ku janë përfshirë Modriq, Cristiano Ronaldo dhe Salah.