Messi mbush arkën e Inter Miami, ja sa ka gjeneruar klubi nga shitja e biletave

30 gusht 2023 | 17:10

Zbarkimi i Leo Messit tek Inter Miami jo vetëm që ka nënkuptuar revolucion total në nivelin sportiv, duke marrë titullin e parë në historinë e ekskluzivitetit të Floridas dhe pa njohur humbjen në nëntë ndeshjet e tij të para, por ka gjeneruar gjithashtu një ndikim të madh në nivelin ekonomik.

Që nga mbërritja e yllit argjentinas, klubi i drejtuar nga David Beckham ka arritur shifrën e madhe të 265 milionë dollarëve nga shitja e biletave. Një shumë rekord që nuk mbaron me kaq.

Që kur Leo iu bashkua MLS, “Apple TV”, platforma që ka të drejtat për ligën e Amerikës së Veriut, ka arritur të shtojë më shumë se 300.000 abonime të reja, çka përfaqëson një fitim total prej 29.7 milionë dollarë. Shifra që flasin vetë.

Përtej 11 golave, 3 asisteve dhe titullit të Kupës së Ligës të fituar, zbarkimi i Leo Messi në Miami ka qenë i dobishëm për të gjitha palët; ekonomikisht dhe sportivisht për një klub që vështirë se ka pasur ndonjë gëzim në historinë e tij të shkurtër dhe për një Messi dhe familjen e tij që po buzëqeshin sërish pas dy vitesh errësirë në Paris.

Me një finale të re në horizont, më 27 shtator, Messi dhe Inter Miami tani janë të përqendruar në arritjen e “play-off” të MLS, duke u larguar nga vendi i fundit në Konferencën Lindore, në të cilin skuadra ishte para ardhjes së yllit argjentinas. Një sukses që filloi këtë fundjavë me fitoren ndaj Neë York Red Bulls dhe ka si objektivin e radhës Nashville.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte e qartë, por edhe shumë e ashpër, kur Luis…