Messi me Argjentinën e nisin me fitore Kupën e Amerikës

21 qershor 2024 | 11:32

Argjentina e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Kupën e Amerikës. Leo Messi me shokë triumfuan 2-0 ndaj Kanadasë në duelin e parë të fazës së grupeve. Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, ndërsa e dyta nisi me to.

Ishte Julian Alvarez i cili realizoi në minutën e 49-të të takimit pas asistimit të Mac Allister. E goli i dytë erdhi në momentet e fundit. Lautaro Martinez shënoi në minutën e 88-të pas asistimit nga Leo Messi. Argjentina tani i prin grupit A me tri pikë, teksa krahas Kanadasë në këtë grup gjenden edhe Peru dhe Kili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve arsimore…