Messi mungoi në miqësore, në Kinë rimbursohen tifozët që blenë bileta
19 mars 2024
| 16:04
Tifozët e Lionel Messi-t që nuk patën mundësi të shihnin idhullin e tij në një ndeshje ekzibicioni në Hong Kong do të rimbursohen në masën 50%, lajm ky i bërë publik nga organizatoret e atij evenimenti.
Messi ishte i impenjuar me Inter Miami më 4 shkurt në një ndeshje ekzibicioni, por argjentinasi nuk zbriti për asnjë minutë në fushë duke sjell zhgënjim te tifozët të cilët kishin paguar deri në 570 euro për të parë yllin argjentinas.
Jo vetëm që nuk e panë, por tifozët mbetën edhe më të zhgënjyer pasi Messi nuk kërkoi as ndjesë.