Messi mungon ndaj Getafes, rrezikon edhe ndaj Interit

26 shtator 2019 | 11:47

Pas disa minutave të diskutuara në Dortmund dhe Granada, Lionel Messi u rikthye si titullar me Barcelonën në sfidën e dy ditëve më parë, atë ndaj Villarealit, por ishte i pafat, pasi pësoi një tjetër dëmtim.

Ylli argjentinas la fushën e lojës për një problem muskulor, ndërsa sipas medieve spanjolle, është e sigurt mungesa e tij në sfidën e fundjavës ndaj Getafes, por rrezikon edhe prezenca në ndeshjen ndaj Interit në “Camp Nou”, më 2 tetor.

Gjatë ditëve në vijim priten të tjera përgjigje nga gjendja fizike e Messit, teksa nëse do të konfirmohet mungesa e tij në Champions, atëherë Valverde duhet të shqetësohet, pasi Barça nuk ia doli të fitojë as në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e ekuipazhit të Rojës Bregdetare të Valiantit kanë kapur…