Messi: Na trajtonin si të dështuar, por ne fituam Kupën e Amerikës
Lionel Messi më në fund fitoi një trofe ndërkombëtar me Argjentinën këtë verë, duke e fituar Copa American pasi Argjentina e mposhti Brazilin në finale, por ai ka reflektuar në mënyrën se si u shikua ai dhe shokët e tij të skuadrës para se të fitonin këtë trofe.
34-vjeçari më parë kishte qenë nënkampion në Copa America në tri raste, duke humbur në finalet në vitet 2007, 2015 dhe 2016, ndërsa ishte gjithashtu pjesë e ekipit të Argjentinës që humbi finalen e Kupës së Botës më 2014. “Sot që kemi fituar Copa American, është e bukur. Ne gjithmonë mendojmë se jemi më të mirët dhe nuk është kështu”, ka thënë Messi.
“Ne nuk ishim më të këqijtë për humbjen e finaleve, as më të mirët për fitimin e Copa America. Gjëja e rëndësishme është të lëmë gjithçka në fushë. Nëse nuk mund të fitonim, nuk mund të fitonim. Vetëm një skuadër fiton. Arritja në finale nuk është gjë e vogël dhe nuk u njoh kjo meritë, ishte krejt e kundërta”, ka shtuar Messi.
Sulmuesi diskutoi perceptimin e Argjentinës që shihej si humbëse për humbjet në finalet e Kupës së Botës dhe Kupës së Amerikës, si dhe mënyrën në të cilën një shfaqje zhgënjyese e turneut do të ndikonte tek ai personalisht.
“Më parë ne u trajtuam si të dështuar dhe nuk është e lehtë të fitosh një Kupë Bote. 15 ditët e para që u largova pas një turneu me Argjentinën isha i hidhëruar, nuk doja të bëja asgjë. Dhe pas Brazilit ishte pushimi i parë i mirë që kisha. Kishte një pjesë të mediave që na trajtuan si të dështuar. Ata na thanë që ne nuk e donim fanellën. Ata na kërkuan që të mos luanim më për ekipin kombëtar dhe ne u përpoqëm të jepnim më të mirën. Ne ishim të parët që donim të ishim kampionë dhe jo gjithçka ka të bëjë me fitoren dhe humbjen”, ka përfunduar ylli argjentinas.