Messi ndryshon mendje, gati ta përfundojë karrierën te Barça
Leo Messi tani është i lumtur dhe mund të qëndrojë deri në fund të karrierës në skuadrën e Barcelonës. Kështu raporton e përditshmja katalunase “Sport”.
Gazeta bën me dije se Messi po mendon seriozisht ta rinovojë kontratën me Barcelonën, e cila skadon në qershor. Duke citur burime pranë sulmuesit argjentinas, e njëjta gazetë shprehet se pas fitores së fundit kundër Bilbaos, ku “Pleshti” shënoi edhe dy gola, ai ka kuptuar se projekti i ri i Barcelonës mund të funksionojë.
Po ashtu, Messi është i kënaqur që të dy kandidatët për president të Barcelonës e kanë vendosur atë në krye të agjendës së tyre menjëherë sapo ta marrin postin. Në këtë mënyrë, e ardhmja e Lionel Messit do të jetë sërish me skuadrën katalunase, pavarësisht prej ofertave të “çmendura” të Manchester Cityt dhe Paris SG.