Messi: Nuk do të shkoj në Botërorin 2026
Lionel Messi ka zbuluar se nuk ka ndërmend të luajë në Kupën e Botës në vitin 2026, me daljen e tij të fundit në një skenë të tillë që do të jetë finalja e vitit 2022.
Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”, Messi frymëzoi kombëtaren “Albiceleste” drejt lavdisë globale në Katar, me një koleksion performancash të mëdha që e lejuan atë të kompletojë koleksionin e trofeve me Kupën e Botës.
35-vjeçari kishte sugjeruar që të shkonte në atë turne se nuk do të kthehej për një tjetër dhe ai tani e ka përsëritur këtë qëndrim pasi zbuloi se së shpejti do të shkojë në Amerikë në nivel klubesh për t’u lidhur me klubin nga MLS, Inter Miami.
I pyetur nga një TV kinez nëse ai pret të zgjasë karrierën e tij ndërkombëtare deri në finalet e Kupës së Botës në vitin 2026, që do të organizohen nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika, Messi mohoi një gjë të tillë.
“Mendoj se jo. Ky ishte Botërori im i fundit. Do të shoh si do të shkojnë gjërat, por jo në parim, nuk do të shkoj në Botërorin e ardhshëm”, ka thënë Messi.
Messi është pjesë e skuadrës aktuale të Argjentinës, që ndodhet në Kinë për një takim miqësor me Australinë, dhe tashmë krenohet me rekordin e tij me 174 paraqitje dhe 102 gola për vendin e tij.