Messi: Nuk e fiton gjithmonë skuadra më e mirë

17 shkurt 2022 | 16:32

Ylli argjentinas, Lionel Messi padiskutim është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Këtë sezon me PSG, sulmuesi nuk po jeton eksperiencën më të mirë të tij, teksa edhe paraqitjet e mira kanë munguar.

Në përballjen me Real Madrid në Ligën e Kampionëve, Messi humbi një penallti që zemëroi shumë tifozë, aq më tepër që i hoqi  një mundësi PSG për të kaluar në avantazh ndaj madrilenëve.

Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit parisien, Leo ka treguar se Liga e Kampionëve është një kompeticion shumë i vështirë dhe jo gjithmonë skuadra më e mirë arrin ta rrëmbejë trofeun e shumëkërkuar.

“Nuk është gjithmonë skuadra më e mirë që e fiton titullin. Një detaj i vogël, gabimi më i vogël, mund t’ju lërë jashtë. Është e vështirë të fitosh Ligën e Kampionëve, është një kompeticion që bashkon skuadrat më të mira në Evropë dhe lojtarët më të mirë. Mendoj se kemi një ekip që mund të përpiqet ta fitojë. Kjo ide na motivon dhe kemi shpresa për ta arritur atë, por duhet të ecim lehtë. E përsëris. Është e vështirë të fitosh Ligën e Kampionëve. Skuadra më e mirë nuk është gjithmonë ajo që e fiton atë”, ka theksuar argjentinasi i PSG-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka zgjedhur që për 17 Shkurtin…