Messi nuk e ka ndërmend të largohet nga Barça

10 shkurt 2020 | 12:27

Ylli argjentinas Lionel Messi nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona edhe përkundër problemeve të fundit.

Klubi katalunas ka duruar një javë mes turbullirave, pasi drejtori sportiv, Eric Abidal, kritikoi publikisht lojtarët e ekipit. Kapiteni Leo Messi vendosi t’i reagojë Abidalit duke marrë në mbrojtje veten dhe bashkëlojtarët e tij. Sipas mediumit britanik “Express.co.uk”, Manchester Cityt i është thënë se Messi nuk e ka në plan të largohet nga Barcelona këtë verë dhe se ideja e tij është të pensionohet në “Camp Nou”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Idetë e shumicës së arkitektëve kërkojnë të gjejnë një harmoni…