Messi nuk largohet nga PSG-ja
01 mars 2022
| 14:12
Forma e dobët që Lionel Messi po kalon me skuadrën e PSG-së e kanë vënë shumë në diskutim të ardhmen e tij nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Paris ose do të largohet.
Duket se përgjigjen për të ardhmen e yllit argjentinas e ka dhënë media spanjolle, se ylli argjentinas e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Sipas “El Mundo Deportivo”, pavarësisht formës së dobët që po kalon Messi, ai do të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytetin francez.
Gjithashtu ata theksojnë se dëshira e Messit është që të çojë në finalen e Ligës së Kampionëve ekipin e tij dhe të ngrejë trofeun më të rëndësishëm në Evropë.