Messi për herë të gjashtë fiton ‘Topin e Artë’
02 dhjetor 2019
| 21:39
Ylli i Barcelonës, Leo Messi është shpallur për herë të gjashtë futbollisti më i mirë në botë.
Në garë për “Topin e Artë”, ylli argjentinas e mposhti yllin e Liverpoolit, Virgil van Dijk dhe yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.
Messi këtë çmim e fitoi pas një sezoni të mirë me Barcelonën ku në 50 ndeshje në të gjitha garat në edicionin 2018/19, shënoi 51 gola dhe dhuroi 22 asistime.
Lionel Messi from @FCBarcelona is the 2019 Ballon d'Or winner! THAT'S HIS SIXTH ONE! #ballondor pic.twitter.com/dLndTZNeeW
— Ballon d'Or (@ballondor) December 2, 2019
/Epoka e re/