Messi prezantohet te Inter Miami: Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu

17 korrik 2023 | 11:47

Leo Messi është prezantuar tek Inter Miami përpara mijërave tifozëve të pranishëm në stadium.

Klubi i MLS kishte përgatitur një mirëpritje të jashtëzakonshme për kampionin e botës me Argjentinën, ku David Beckham e priste me krahë hapur në podium.

Atmosfera ishte elektrizuese, ku buzëqeshja në fytyrën e Messit nuk largohej gjatë gjithë momentit, duke treguar qartë që ai ishte i lumtur që ndodhej aty.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu! Mezi pres të filloj stërvitjen dhe të luajë. Jam këtu për të fituar, për të ndihmuar ekipin ashtu siç kam bërë gjithmonë”, ka thënë Leo Messi mes duartrokitjeve të tifozëve të pranishëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë thirrje që qytetarët…