![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/09/messi-2.jpg)
Messi pushoi, por ekipi i tij pësoi humbje të thellë
17 shtator 2023
| 13:26
Lionel Messi nuk ishte në fushë derisa ekipi i tij, Inter Miami pësoi humbje me rezultat 2-5 nga Atlanta United.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Leonard Campana, në minutën e 25’. Vendasit u kthyen në lojë shpejt me anë të Tristan Muymba në minutën e 36’.
Golin e tretë e shënoi Kamal Miller, i cili realizoi autogol në minutën e 41’. Vetëm tre minuta më vonë Brooks Lennon shënoi golin e tretë në ndeshje për Unitedin.
Në pjesën e dytë, Campana shënoi edhe njëherë duke u munduar që të ngushtojë epërsinë, me një gol në minutën e 53’.
Megjithatë, Atlanta shënoi edhe dy herë, me Giorgos Giakoumakis në minutën e 76’ dhe Tyler Wolff në minutën e 89’.
Inter Miami pas 27 ndeshjeve renditet në vendin e 27-të me 28 pikë pas 27 ndeshjeve.