Messi qëndron te Barça

29 qershor 2021 | 09:14

Leo Messi dhe Barcelona pritet ta zgjatin bashkëpunimin pavarësisht se verën e shkuar argjentinasi ishte i vendosur të largohej dhe e bëri kërkesën të ndodhte diçka e tillë.

Largimi i presidentit Josep Maria Bartomeu ka sjellë zhvillime të tjera dhe tashmë specialisti i merkatos, Fabrizio Romano, raporton se në kampin katalanas, por edhe në atë të lojtarit, ka besim se firma do të vijë dhe marrëveshja e re deri në qershor të vitit 2023 do të bëhet zyrtare javën e ardhshme.

Palët tashmë po punojnë për të rregulluar disa detaje të kontratës, në mënyrë që më pas edhe të hidhet e zeza mbi të bardhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria përmendet si shteti kryesore i origjinës së kanabisit në…