Messi rikthehet në stërvitje
31 tetor 2018
| 15:18
Barcelona pas fitores ndaj Real Madridit (5-1), sot e ka marr edhe një tjetër lajm të mirë. Bëhet fjalë për rikthimin e Lionel Messit në stërvitje.
Lajmin e konfirmon faqja zyrtare e klubit spanjoll. Messi qëndroi jashtë fushës për dhjetë ditë, pasi pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Sevillas (4-2). Argjentinasi nuk pritet të luajë në fundjavë, por në mesjavën e ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër Interit.
/Epoka e re/