Messi: S’do të tërhiqem nga futbolli pa e fituar Kupën e Botës
Sot është ditëlindja e tij. Lionel Messi feston plot 31 vite jetë. Ai po përgatitet për ndeshjen ndaj Nigerisë, që konsiderohet shumë e rëndësishme për kalimin e grupit.
Jo çdo gjë është në dorë të argjentinaseve, pasi ata janë edhe me një vesh nga takimi i Islandës me Kroacinë.
“Kupa e Botës për Argjentinën do të thotë shumë, gjithashtu edhe për mua. E kam pasur gjithmonë ëndërr të shikoja veten time duke ngritur Kupën e Botës. Do të lumturoheshin miliona argjentinas nëpër botë. Ne nuk mund të dorëzohemi. Kam fituar shumë, por jam ambicioz dhe nuk do të tërhiqem nga futbolli i luajtur derisa të jem një kampion bote me vendin tim”, përfundon Messi, transmeton kp.
Kjo shpreh edhe njëherë presionin në të cilin ndodhet ylli argjentinas.
Ai ka fituar çdo çmim të mundshëm me Barcelonën dhe në plan individual, por asgjë ende me Kombëtaren e tij, edhe pse ka arritur ta udhëheqë në 3 finale.