Messi shërohet nga Covidi, rikthehet në Paris

05 janar 2022 | 10:36

Lionel Messi është rikthyer në Paris sot, pasi u shërua plotësisht nga koronavirusi dhe pasi qëndroi shtatë ditë në izolim në Argjentinë.

Messi udhëtoi sot nga Rosario drejt kryeqytetit francez bashkë me bashkëshorten dhe tre djemtë, pasi doli negativ në testin për Covid-19.

34-vjeçari ishte njëri prej katër futbollistëve të Paris Saint-Germainit që dolën pozitivë në testin për Covid-19 në fundjavë. Ai qëndroi në izolim në Argjentinë deri sot, kur edhe udhëtoi drejt Francës për t’u ribashkuar me ekipin e tij Paris Saint-Germain, që nënkupton se Messi mund të jetë i gatshëm për derbin kundër Lyonit të Xherdan Shaqirit të dielën që vjen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka hequr dorë përfundimisht nga posti i kryesuesit…