![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/03/auto_2018-03-14T204810Z_252108682_RC1A0449E300_RTRMADP_3_SOCCER-CHAMPIONS-FCB-CHE1521063351.jpg)
Messi shkatërron Chelsean, Barcelona në çerekfinale
14 mars 2018
| 22:41
Barcelona është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi ka eliminuar Chelsean, në 1/8 e finales.
Lionel Messi shkëlqeu me dy gola dhe një asist në fitoren 3 me 0 ndaj “Bluve” duke e çuar tutje skuadrën e tij, pasi në ndeshjen e parë ekipet barazuan 1 me 1.
Goli i parë i Messit erdhi qysh në minutën e tretë. Ai më pas asistoi 17 minuta më vonë për Ousmane Dembelen. Në minutën e 61-të, Messi vulosi kualifikimin e Barçës.