
Messi shkëlqen me dy gola e një asistim
Lionel Messi ka shkëlqyer në fitoren e Inter Miamit ndaj Los Angeles FC me rezultat 3-1. Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” i realizoi dy gola dhe e bëri një asistim në fitoren e ekipit nga Florida, i cili me këtë rast e siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të CONCACAF Champions Cup.
Ndeshjen e parë e kishte fituar Los Angeles FC me rezultat 1-0, por Messi me shokë e përmbysën rezultatin dhe tash e shohin veten në gjysmëfinale, me ç’rast do të synojnë ta fitojnë këtë trofe. Ish-futbollisti i Barcelonës e Paris Saint-Germainit në këtë sezon i ka realizuar 8 gola dhe i ka bërë 3 asistime në 9 ndeshje të zhvilluara.
🚨 𝗕𝗨𝗧 𝗗𝗘 𝗟𝗜𝗢𝗡𝗘𝗟 𝗠𝗘𝗦𝗦𝗜 🇦🇷 !!! 🐐
Superbe frappe de l’Argentin qui trompe Hugo Lloris et qui permet à l’Inter Miami d’égaliser face au Los Angeles FC. 🩷🖤
— Actu Foot (@ActuFoot_) April 10, 2025
MESSI PUTS THE PEN PAST LLORIS TO COMPLETE THE COMEBACK FOR INTER MIAMI! WHAT A PERFORMANCE 👏
(via @MLS)pic.twitter.com/dqZN0jB2cb
— ESPN FC (@ESPNFC) April 10, 2025