Messi shkëlqen në fitoren e PSG-së

20 nëntor 2021 | 20:06

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore kundër Nantes me rezultat 3-1, në kuadër të Ligue I.

Golin e parë në ndeshje e shënuan parisienët me Kylian Mbappe në minutën e 2-të, me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Parisi mbeti me një lojtar me pak pasi Keylor Navas u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas kësaj Nantes arriti të barazojë rezultatin në minutën e 76-të, Randal Kolo Muani, teksa parisienët kthehen prapë në lojë me Dennis Appiah, i cili shënon autgol, dhe golin e fundit dhe të vulosjes së fitores e shënoi Lionel Messi, pas një asistimi nga Kylian Mbappe.

Paris Saint-Germain pas kësaj fitore mbetet në pozitën e parë me 37 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditë më parë ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë…