![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/01/2499432-51887350-2560-1440.jpg)
Messi shkruan historinë, Barça mposhti Eibarin
13 janar 2019
| 20:36
Lionel Messi është bërë lojtari i parë në histori që ka shënuar 400 gola në kampionatin spanjoll.
Ai është vetëm lojtari i dytë që ka arritur këtë shifër të frikshme në pesë kampionatet kryesore të Europës pas Cristiano Ronaldo-s (409), por argjentinasit i janë dashur 63 ndeshje më pak.
Ndërkohë Barcelona ka fituar 3-0 ndeshjen e javës së 19-të në La Liga ndaj Eibar që ndodhet në vendet e fundit të renditjes.
Përveç atij të Messi-t, dy golat e tjerë janë shënuar nga Luis Suarez, i cili është ngjitur në vend të dytë të listës së golashënuesve më të mirë të kampionatit me 14 gola.
Messi është në krye me 17 gola të shënuar këtë sezon.