Messi shmang udhëtimin drejt Parisit

09 gusht 2021 | 12:26

E ardhmja e Lionel Messi po mban në tensionin opionin sportiv gjatë këtyre orëve. Pas konferencës për shtyp, “pleshti” argjentinas kishte programuar një udhëtim privat drejt Parisit, aty ku sipas të gjithave mediave botërore do të vijojë karrierën. Por, mungesa e një marrëveshje me drejtuesit e klubit të Paris Saint-Germain ka detyruar Messin që të mos nxitohet dhe të shtyjë për një tjetër moment udhëtim drejt kryeqytetit francez.

Gjithsesi ajo që dihet, e konfirmuar edhe nga vetë 34-vjeçari në konferencën e lamtumirës është se kontaktet me PSG-në kanë nisur dhe zyrtarizimi është thjeshtë çështje kohe.

Klubi i Presidentit Al Kelaifi është i gatshëm që të plotësojë të gjithë kushtet e argjentinasit, me synimin që Messi të zbarkojë në “Park de Prince”. Besohet se në kontratën e re, që pritet të jetë 2-vjeçare me opsion për një të tretë, Messi të përfitojë rreth 40 milionë euro, shifër e përafërt me atë që merrte te Barcelona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ZKA-ja renditet në mesin e 17 institucioneve supreme të auditimit…