Messi: Shpresoj që Ronaldo ta kalojë Covidin dhe të jetë në fushë të mërkurën

23 tetor 2020 | 14:01

Cristiano Ronaldo ka rezultuar përsëri pozitiv me koronavirus dhe ka shumë gjasa që ai të humbasë ndeshjen e shumë pritur të Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Barcelonës që zhvillohet të mërkurën.

Në një intervistë për DAZN përpara “El Clasico”-s, Messi foli me ngrohtësi për lojtarin që shpesh shihet si rivali i tij i përjetshëm.

“Ai me Cristiano Ronaldon ishte dhe është një duel i veçantë, i cili do të mbetet përgjithmonë. Zgjati shumë vite dhe nuk është e lehtë të ruash nivele të caktuara për një kohë të gjatë. Ekipet tona ishin gjithashtu shumë kërkuese: Real Madrid dhe Barcelona, ​​dy klubet më të forta në botë. Të garosh si i barabartë për kaq shumë vite është diçka që do të mbetet përgjithmonë. Dueli midis meje dhe Cristiano Ronaldos ishte shumë i mirë në nivelin personal unë mendoj se njerëzit e shijuan këtë gjë”, ka thënë Messi, duke shtuar: “Padyshim kur Cristiano luante për Real Madridin, ndeshjet ishin të veçanta, ndeshje kundër tyre gjithmonë janë të veçanta, por me Cristiano në fushë ata kishin një kuptim të veçantë”.

Argjentinasi që ka bërë histori në Ligën e Kampionëve me Barcelonën, të mërkurën do të përballet me Juventusin, ku shpreson që Ronaldo të jetë në fushë dhe të kalojë sa më shpejt infektimin me Covid-19.

“Të mërkurën mund ta kemi këtë sfidë. Shpresojmë që Cristiano të jetë aty dhe sa më shpejt të shërohet nga Covid-19”, ka deklaruar Messi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin plotësues, afati i dytë,…