Messi: Spanja, Brazili dhe Gjermania, favoritë në ‘Rusi 2018’

04 prill 2018 | 10:27

Lionel Messi ka folur për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, ndërsa nuk e ka fshehur se synon triumfin me Argjentinën.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” pranon se gara për të ngritur Kupën e Botës nuk do të jetë aspak e lehtë, ndërsa nxori edhe emrat e tri skuadrave favorite.

“Synimi ynë është të shkojmë në finale dhe ta fitojmë atë. E dimë shumë mirë që për ta arritur, duhet të luftojmë shumë në çdo ndeshje, njëkohësisht shpresojmë që këtë herë të fitojmë, ndryshe nga finalja e Brazilit. Personalisht mendoj se tri kombëtaret favorite për ta fituar kompeticionin janë Spanja, Brazili dhe Gjermania”, ka thënë Messi.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë të UEFA-s pritet që sot (e mërkurë) t’i inspektojnë…