Messi stërvitet para ndeshjes me Cityn

27 shtator 2021 | 10:43

Leo Messi u dëmtua në ndeshjen ndaj Lyon dhe nuk ishte i gatshëm për dy ndeshjet pasardhëse në kampionat ndaj Metz dhe Montpeiller.

Ditën e sotme një lajm i mirë ka ardhur për tifozët “parisien” pasi argjentinasi është stërvitur normalisht me grupin. Kujtojmë që këtë mesjavë PSG do të përballet me Manchester Cityn në Champions.

Ende nuk dihet nëse Messi do të jetë 100% gati, pasi gjendja e tij do shikohet deri në ditën e fundit.

Messi ende nuk ka arritur të shënojë golin e parë për PSG, e nëse një i tillë do të vinte në një ndeshje si ajo me Cityn do të ishte edhe më fantastike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sallat operative të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe…